Një grua bie nga kati i tretë i shtëpisë në Mitrovicë, dërgohet për trajtim në QKUK

Një grua se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë në Mitrovicë në rrethana të pasqaruara, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për KALLXO.com se gruaja ka pësuar lëndime.

“Është raportuar se viktima…në rrethana të pasqaruara ka kërcyer nga kati i 3-të i shtëpisë, e cila ka pësuar lëndime. E njëjta nga familjarët është dërguar  në spitalin rajonal, më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Rasti është  inicuar në  drejtim të  vepres penale, vetëvrasje në tentativë”- ka thënë ai.

Ndërsa nga Spitali Rajonal i Mitrovicës, zyrtarja për informim, Nita Mustafa,  ka thënë për KALLXO.com se e njëjta fillimisht ka marrë trajtim në këtë spital.

“Po, ka marrë trajtim në spitalin tonë, pas stabilizimit të gjendjes është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”- ka thënë Mustafa.