Autostrada ku ka ndodhur aksidenti, Foto: CNN

Një grua bie nga dritarja e makinës në autostradë derisa po xhironte një video në Snapchat

Një grua ra nga një makinë në një autostradë të ngarkuar me trafik derisa po rrinte jashtë dritares së pasagjerit për të filmuar një video në Snapchat, ka thënë Policia në Mbretërinë e Bashkuar, raporton CNN.

Gruaja, të cilës nuk i është zbuluar identiteti, ishte varur jashtë makinës në autostradën M25 në jug të Londrës, shkroi Policia e Surrey në Twitter.

“Për fat të mirë ajo nuk u plagos dhe nuk u vra seriozisht”, thanë ata.

Rreth 259 njerëz në të gjithë botën vdiqën ndërsa bënin selfie mes viteve 2011 dhe 2017, sipas një studimi të botuar në “Journal of Family Medicine and Primary Care”.

Studiuesit zbuluan se më shumë vdekje nga selfie ndodhën në Indi, pasuar nga Rusia, ShBA dhe Pakistani. Shumica e viktimave ishin burra, rreth 72% kurse mosha e tyre ishte nën 30 vjeç.

Vitin e kaluar, katër anëtarë të së njëjtës familje u mbytën në një digë në Indi pasi u futën në ujë ndërsa përpiqeshin të bënin një selfie.