Foto: Facebook/LV

Një gazetar i bashkohet Vetëvendosjes

Lëvizjes Vetëvendosje nga sot i është bashkuar një gazetar.

Fjala është për Hajriz Mustafën, gazetar, moderator dhe kryeredaktor i radios “Vicianum” në Vushtrri. Ai është edhe asamblist i Asamblesë së Vushtrrisë.

Në njoftimin e VV-së thuhet se Mustafa ka qenë edhe korrespondent i disa mediave vendore.

Po ashtu, Vetëvendosje thotë se në Vushtrri asaj i janë bashkuar edhe shumë të rinj.