Një foshnje vdes në rrethana të dyshimta në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një foshnje në rrethana të dyshimta.

Siç thuhet në raportin policor, ngjarja ka ndodhur në Podujevë.

Sipas Policisë, të mërkurën, më 28.08.2024, një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët e saj.

Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti është duke u hetuar, njofton Policia.