Një foshnje rezulton pozitive me COVID-19

Një foshnjë në Klinikën e Neonatologjisë ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Xhevdet Gojnovci.

Ai tha se foshnja e infektuar është lindur me 5 korrik. Gojnovci tregoi se foshnja në Klinikë është pranuar me 16 korrik, dhe gjendja e saj aktualisht është stabile.

Ndryshe, kjo është foshnja e dytë që ka rezultuar prekur me coronavirus në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 118 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe 157 të tjera janë shëruar. Ndërsa 5 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 duke e çuar numrin total në 135./RTV21