Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një fëmijë sulmohet nga qeni në Fushë Kosovë

Një fëmijë dje është sulmuar nga një qen në rrugën Fahri Fazliu në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë, i mituri ka marrë lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.

Më pas policia e Kosovës ka intervistuar pronaren e qenit.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.