Një fëmijë në mesin e 28 të infektuarve të rinj me COVID-19 në Shqipëri

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja të të infektuarve me coronavirus, mes tyre dhe një fëmijë.

Ndërkohë mosha mesatare e rasteve pozitive është 50 vjeç, raporton Top Channel.

Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet: “ Në vijim të komunikimit të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 149 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 fëmijë”, ka thënë ajo, raporton TCH.

Deri në këto momente janë testuar 2,396 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 361 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.