Foto: Ilustrim

Një fëmijë goditet me veturë në Mitrovicë

Një fëmijë ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ismajl Qemajli” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17 në Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë në aksident ka qenë një automjet i udhëtarëve dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima- këmbësori i cili ndihmën e parë mjekësore e merr në spitalin në Mitrovicë dhe pastaj është dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia nuk ka njoftuar për ndonjë të arrestuar.