
Një fëmijë bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë
15.7.2021 - 13:38
Një fëmijë ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka njoftuar se janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme.
“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë zyrtari policor.