Një fëmijë 2 vjeçar i infektuar me COVID-19 në Istog

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj, ka bërë të ditur se nga 24 të testuar sot, vetëm një ka dalë pozitiv me COVID-19.

Bëhet fjalë për një fëmijë 2 vjeçar.

“Nga 24 të testuar sot në Istog një pozitiv me COVID-19, fëmijë 2 vjeç, që lutemi të kalojë me sukses. Vazhdoni me qëndrim në shtëpi dhe respektim të masave të tjera”, ka shkruar Osmanaj në Facebook.

Në total numri i të infektuarve me COVID-19 në komunën e Istogut është 7, ndërsa në Kosovë deri më tani ka shkuar në 669, ku 159 janë shëruar dhe 18 kanë vdekur.