Ilustrim

Një e vdekur dhe gjashtë të lënduar nga aksidenti në Kishnicë

Një grua ka vdekur dhe gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë mes dy veturave në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin Kishnicë.

Policia ka njoftuar se një i dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar i lënduari tjetër.

Si pasojë e aksidentit, pasagjerja e cila gjendej në veturën e të dyshuarit ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave dhe katër pasagjerë.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.