Një ditë pas arrestimeve, ambasadori gjerman viziton ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa

Një ditë pasi Prokuroria dhe Policia arrestuan 12 të dyshuar për keqpërdorime me subenvione në Ministrinë e Bujqësisë, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar me ministrin në detyrë, Besian Mustafa.

Sipas një njoftimi, në këtë takim është diskutuar kryesisht mbi zhvillimet e fundit në vend.

“Ministri Mustafa, ka falënderuar Ambasadorin Rohde për mbështetjen e deritanishme si dhe për gatishmërinë për mbështetje të mëtejme të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, duke potencuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të dyshuarit e arrestuar gjatë ditës së djeshme, në Ministrinë e Bujqësisë.

Dhjetë nga të arrestuarit janë edhe zyrtarë institucional të cilët u arrestuan në disa lokacione të ndryshme. Ndërsa Prokuroria ka njoftuar se nga 12 të arrestuarit sa kanë qenë dje, njëri nga ta vetëm është shoqëruar në polici e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve për ryshfet në subvencione