Një ditë para takimit në Ohër, Escobar takon krerët e shtetit veç e veç

Vetëm një ditë para takimit të Ohrit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta pres në takim të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Gabriel Escobar sot pritet të zhvillojë një takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Escobar vjen në Kosovë, pas vizitës në Serbi ku ka pasur takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Pas këtij takimi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka zhvilluar një “bisedë të hapur dhe korrekte” me të dërguarin e posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Besoj në përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”- ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Në takim, siç thuhet në komunikatën e Presidencës së Serbisë, është diskutuar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe “mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve kompromisi dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.

Vizita e Escobar në Kosovë, vjen një ditë para takimit trilateral të cilin kryeministri Albin Kurti do të zhvilloj me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Tema e këtij takimi do të jetë udhërrëfyesi për zbatimin e planit të Bashkimit Evropian të normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi i njohur si plani franko-gjerman.

Përmbajtja e planit franko-gjerman

Shumë optimizëm e pak gjasa për marrëveshje në takimin e 18 marsit