Një burrë shantazhohet përmes Facebook-ut, i kërkohen para për të mos i publikuar fotografi intime

Një person është shantazhuar pëmes rrjetit social “Facebook”.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, të martën rreth orës 09:00.

Ankuesi ka raportuar se përmes rrjetit social, është shantazhuar nga një person tjetër të cilin nuk e njeh, i/e njëjta i ka kërkuar para për të mos i publikuar videot intime të cilat i kanë bërë përmes kamerave në Facebook.