Ilustrim
Një burrë raportoi se u kërcënua nga dy persona e më pas i'a grabitën veturën dhe u la në rrugë
Një person ka raportuar në polici se persona të dyshuar e kishin kërcënuar, e më pas i kishin grabitur veturën.
Ngjarja ishte regjistruar më 05.12.2024 rreth orës 16:00. Sipas njoftimit në raportin ditor të policisë, viktima ka raportuar se derisa kishte qenë në veturë kishin hyrë dy të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë me veturë në drejtim të Prishtinës.
Gjatë rrugës të dyshuarit kanë urdhëruar viktimën të ndalet afër një pompe të derivateve, e kanë zbritur viktimën nga vetura e më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.
Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë nisur edhe hetimet ndërsa gjatë datës 06.12.2024 është identifikuar njëri nga të dyshuarit e që më pas është gjetur edhe vetura e ankuesit.
I dyshuari i parë është arrestuar ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është iniciuar si grabitje.