
Ilustrim
Një burrë në Vushtrri gjendet i vdekur në afërsi të lumit
29.3.2023 - 11:25
Një burrë është gjetur i vdekur në afërsi të një ure të një lumi në fshatin Vernicë në Vushtrri.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se trupi i viktimës ishte vërejtur nga një dëshmitar.
Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor u tha se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orën 11:03, ndërsa në raportin policor thuhet se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti u tha se është iniciuar si vdekje e dyshimtë.