Një burrë në Pejë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Të martën, në Pejë është gjetur një burrë pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Po ashtu, sipas policisë nuk vërehen gjurmë të dhunës, derisa në afërsi të viktimës është gjetur një revole me një fishek.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion” – ka bërë të ditur Policia.