Foto: Policia e Colorado Springs/BBC

Një burrë në Kolorado vodhi bankën, hodhi paratë në ajër dhe pastaj bërtiti 'Gëzuar Krishtlindjet’

Një burrë me mjekër të bardhë grabiti një bankë dy ditë para Krishtlindjes, pastaj hodhi paratë në ajër dhe i dëshiroi me entuziazëm kalimtarëve – një Krishtlindje të gëzuar, thanë dëshmitarët.

Policia tha se “një burrë i moshuar i bardhë” grabiti Bankën e Akademisë në Kolorado Springs, të hënën gjatë drekës, raporton BBC.

“Ai vodhi bankën, doli, hodhi paratë në të gjithë vendin”, tha dëshmitari Dion Pascale.

“Ai filloi të hidhte para nga çanta dhe pastaj tha: ‘Gëzuar Krishtlindjet!'”

Dëshmitarët thanë që i dyshuari më pas endej në një kafene aty pranë Starbucks, u ul para saj dhe priti të arrestohej, raporton BBC.

Në një gjest veçanërisht festiv, kalimtarët raportohet se kanë grumbulluar të gjitha paratë nga rruga dhe i kanë dërguar përsëri brenda bankës.

Policia e Colorado Springs e emëroi të dyshuarin si David Wayne Oliver, 65 vjeçar. Ai nuk besohet se ka pasur ndonjë ndihmës.