Policia e Kosovës

Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Ekipi mjekësor dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konstatuar, vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 16:00.