Foto: Ilustrim

Një burrë e një grua në Prizren të dyshuar për marrje me prostitucion

Një grua dhe një burrë janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në Prizren.

Në bazë të detajeve të policisë, arrestimi i të dyshuarve është bërë nën dyshimet se të dyshuarit merren me prostitucion.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i dy të dyshuarve është bërë para dy ditëve, rreth orës 11:00 në Prizren.

Me vendim të gjykatës, të dyshuarit për këtë rast janë liruar.