Foto: Ilustrim

Një burrë dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë nga ekskavatori

Një burrë ka vdekur në vendin e punës, pasi që dyshohet se i njëjtit ka rënë në tokë nga ekskavatori përderisa ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur në Prizren, dje rreth orës 8:40.

“Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja  e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.