Foto ilustruese: Pixabay

Një burrë dyshohet se i vodhi 100 litra alkool në Rahovec

100 litra alkool dyshohet se i ka vjedhur një burrë në Rahovec.

Bashkë me alkoolin, i njëjti dyshohet se ka vjedhur edhe një reflektor nga shtëpia e viktimës.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën Tafil Zyberaj në Rahovec.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.