Foto: Ilustrim

Një burrë dhe pesë gra arrestohen për prostitucion në Prishtinë

Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar, një burrë dhe pesë gra, nën dyshimet për mundësim ose detyrim të prostitucionit.

Në njoftimit e policisë thuhet se të dyshuarit janë arrestuar dje rreth orës 14:00.

Në kuadër të këtij rasti, policia ka njoftuar se ka kontrolluar dy lokale, ku janë sekuestruar katër telefona mobilë, dy DVR dhe disa dokumentacione.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt.