Ilustrim

Një burrë dhe një vajzë e mitur arrestohen për trafikim dhe shërbime seksuale në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar, një vajzë të mitur dhe një burrë, nën dyshimet se të njëjti kanë bërë trafikim me njerëz dhe kanë kryer shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë kryer veprat ndaj një vajze.

Në lidhje me këtë rast, policia ka bërë të ditur se si provë materiale është sekuestruar një telefon celular.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.