Foto: Ilustrim

Një burrë dhe dy gra, arrestohen nën dyshimin për organizim prostitucioni

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe dy gra të dyshuar për veprën penale detyrim në prostitucion dhe ofrim të shërbimeve për prostitucion.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

“Gjatë hetimit njësiti policor pranë Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (DHTQNJ) ka arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy gra nën dyshimin se kishin kryer veprat e cekura më lartë” thuhet në raportin e Policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.