Një burrë dërgohet i vdekur në QKMF në Komoran

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18:11, kanë pranuar një informacion se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komoran është dërguar një burrë i vdekur.

Sipas njoftimit policor, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.