Ilustrim

Një burrë ankohet se është shantazhuar nga një grua me publikim të fotove në rrjete sociale

 

Një burrë ka raportuar në Polici se është shantazhuar nga një grua, e cila është shtetase e huaj.

E njëjta sipas ankuesit e ka shantazhuar duke i kërkuar para, në të kundërtën do t`i publikohen disa foto në rrjetet sociale.

Lidhur me rastin është informuar edhe Prokuroria e shtetit. Rasti ka ndodhur me datë 23 prill në fshatin Brod në Shtërpcë.