Një autobus e katër vetura janë përfshirë në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, shtatë të lënduar

Katër vetura dhe një autobus janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë të premten, më 31.01.2025.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe ka persona të lënduar.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal” – ka njoftuar Ahmeti, më 31.05.2025.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me drejtorin në Emergjencë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla për të kuptuar gjendjen e të lënduarve dhe nëse janë duke u trajtuar aty, por nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.