
Një aparat i rrezatimit në Onkologji jashtë funksionit
Një pacient në kushte anonimiteti tha për KALLXO.com se nuk ka mundur ta marrë shërbimin e rrezatimit në Klinikën e Onkologjisë në QKUK për shkak se aparati ka dalë jashtë funksionit.
Burime të KALLXO.com brenda kësaj klinike po ashtu konfirmuan mosfunksionimin e aparatit.
Mirëpo, QKUK nuk ofroi një përgjigje zyrtare, përkundër kërkesave të KALLXO.com që dje, për të mësuar arsyet e mosfunksionimit të këtij aparati.
Pas dorëheqjes së ish – ushtruesit të detyrës së drejtorit, Arben Bislimi, këtë detyrë po e ushtron onkologia Emine Disha.
KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje nga Disha për këtë çështje por e njëjta deri në publikimin e këtij artikulli nuk është përgjigjur.
Për mosfunksionim të aparateve të rrezatimit KALLXO.com ka raportuar edhe më parë.
Shiu nxjerr jashtë funksionit dy pajisjet e rrezatimit në QKUK, pacientët mbesin pa trajtim