Ilustrim
Një aeroport japonez anuloi 36 fluturime pasi humbën një palë gërshërë
Trafiku në njërin prej aeroporteve më të mëdha të Japonisë është ndalur pasi po mungonin një palë gërshërë, raporton CNN.
Shqetësimi për gërshërët – të cilat përdoreshin në njërin prej dyqaneve në zonën e pritjes së një fluturimi brenda vendit – rezultuan me kërkim disa-orësh sigurie në Aeroportin Chitoes së re (CTS), që shërben në rrethinë e Sapporos në ishullin verior të Hokkaidos.
Sipas aeroportit, 36 fluturime u anuluan më 17 gusht dhe 201 të tjera u shtynë për shkak të kërkimit të gërshërëve.
Kishte shqetësime se mund të ishte duke u planifikuar ndonjë sulm terrorist me gërshërët e humbura dhe se ato mund të përdoreshin në bordin e ndonjë fluturimi. Eventualisht, mjetet e punës u gjetën dhe rifilluan fluturimet.
“Ne e dimë se incidenti ndodhi për shkak të mungesës së sistemeve të duhura të përdorimit, ruajtjes dhe menaxhimit të gërshërëve prej dyqanit”, kanë bërë të ditur operatorët e aeroportit japonez në një komunikatë të shkruar.
“Ne do ta hetojmë këtë incident, do të përcaktojmë shkakun dhe të parandalojmë përsëritjen. Ne do të ritheksojmë gjithashtu se ky incident do të mund të lidhej me pengmarrje ose sulm terrorist, dhe ne do të sigurohemi që personeli i aeroportit të jetëplotësisht i ndërgjegjshëm për rëndësinë e menaxhimit”.
Në mesin e atyre që u prekën prej çështjeve të sigurisë së aeroportit ishte rock bendi japonez, “9mm Parabellum Bullet”, që mungoi në përformancën e festivalit të përvitshëm Lindja e Diellit në Hokkaido për shkak të anulimit të fluturimit. Shumë pasagjerë e kanë shprehur në internet frustrimin e tyre. Megjithatë ka pasur të tjerë që kanë shprehur respekt për stafin e aeroportit që e ka marrë shumë seriozisht çështjen për shkak të sigurisë së pasagjerëve.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com