Një 54-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:00 ka marrë informatën se në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë një person i gjinisë femërore që jetonte e vetme, kishte kohë që nuk ishte parë të dalë nga shtëpia.

Sipas njoftimit, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e marra nga dëshmitarët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se viktima 54-vjeçe është pa shenje jete.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë ekzaminuese të policisë, prokurori i shteti, mjekësia ligjore si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka bërë të ditur Agron Borovci nga Policia e Kosovës për KALLXO.com.

Sipas tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, përderisa për rastin Policia ka filluar një hetim për vdekje në rrethana të dyshimta.