Aksidenti komunikacioni (Arkivë)- Foto: KALLXO.com

Një 44-vjeçare vdes në aksident trafiku në Tetovë

Në një aksident trafiku mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Tetovë-vendi Banjiçë, ka vdekur një grua 44 vjeçare, ndërsa janë lënduar edhe tre persona.

Aksidenti kishte ndodhur kur një veturë e markës Mercedes me targa të Tetovës të cilin e drejtonte Sh.G (32) nga Liseci te ura e betonit në rrugë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

“Në vetë vendin e aksidentit M.K. (44) nga Tetova për shkak të lëndimeve të rënda trupore ka ndërruar jetë. Lëndime të rënda trupore ka marrë bashkudhëtarja Sh.K (19) nga Tetova, përderisa bashkudhëtari E.B (34) nga Gostivari dhe shoferi kishin marrë lëndime trupore. Të gjithë janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer përfaqësues të Prokurorisë Themelore Publike nga Tetova si dhe shërbime të ekspertëve pranë SPB Tetovë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerës është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës./TV21