Foto: KALLXO.com

Një 42-vjeçar në mesin e 13 të vdekurve nga coronavirusi

13 persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit nga coronavirusi i ri.

Në mesin e viktimave është edhe një person i moshës 42-vjeçare.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka treguar prej nga janë të vdekurit: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Po ashtu, Instituti ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 501 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 362 mostra të testuara.