Një 39-vjeçar nga Drenasi vdes nga coronavirusi

Një person i moshës 39-vjeçare nga Drenasi ka vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas IKShPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2,996 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 398 raste pozitive.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 228 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 66,380 raste nga 285,900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,572 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58,169 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,639.