Një 38 vjeçar gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Një person pa shenja jete është gjetur sot në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicën e Jugut.

Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë. Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti është raportuar në mëngjes. Një 38 vjeçar është gjetë pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tutje ka thënë se trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.