Foto-ilustrim

Një 37-vjeçar plagoset me armë zjarri në një lokal në Prishtinë

Një 37-vjeçar është plagosur me armë zjarri në një lokal në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37-vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor” -ka thënë ajo.

Ahmeti ka shtuar se aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.