Foto: REL

Një 35 vjeçar në mesin e të vdekurve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 8 raste të vdekjes me COVID-19.

Në mesin e këtyre të vdekurve është edhe një person i moshës 35 vjeçare nga Prishtina.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç)”, thuhet në njoftim të IKSHPK-së.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,146 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 356 raste pozitive.