Lisi i rrëzuar në Marash

Një 18 vjeçar në rrezik për jetë nga rrëzimi i një lisi në 'Marash' të Prizrenit

Një 18 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, derisa dy të tjerë poashtu kanë pësuar lëndime nga rrëzimi i një lisi në ‘Marash’ të Prizrenit.

18 vjeçari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim të mëtutjeshëm

Ekipi i KALLXO.COM ka kontaktuar policinë në rajonin e Prizrenit për të pyetur lidhur me këtë rast dhe në prononcimin për KALLXO.com, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prizren ka thënë se: ‘’Ne kemi marrë një informatë për një ngjarje që ka ndodhur në vikend, ku gjatë rrëzimit të një lisi janë lëndu tre persona, njëri prej tyre në gjendje pak më të rëndë”.

Po ashtu ekipi i KALLXO.com ka provuar të marr deklaratë nga Komuna e Prizrenit lidhur me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij lajmi komuna nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.