Ilustrim

Një 14-vjeçar ther për vdekje një polic në Bosnje e Hercegovinë

Një tinejxher e ka therur për vdekje një zyrtar policor dhe ka plagosur një tjetër në një sulm në një stacion policor në qytezën veriperëndimore boshnjake, Bosanska Krupa në orët e vona të së enjtes, ka raportuar Reuters më 25.10.2024 duke iu referuar mediave vendase.

Sumi raportohet ka ndodhur në dhjetë të natës në Bosanksa Krupa, ka raportuar N1, duke shtuar se djaloshi është arrestuar menjëherë.

Një zyrtar lokal i policisë ka thënë se niveli i sigurisë do të ngrihet në brigjet e Lumit Una, ka raportuar një tjetër portal lokal lajmesh.

“Një i mitur është futur në një stacion policor dhe ka therur dy zyrtarë policorë. Njëri ka vdekur dhe tjetri është në gjendje shëndetësore stabile, ka thënë Ramo Iska, ministër i Brendshëm i Federatës Kroasto-Boshnjake, ka raportuar N1.

Isak ka thënë se nuk mund të japë më shumë informacione për shkak se vrasësi është i mitur.

Një tjetër portal, Klix.ba, ka raportuar se sulmuesi ishte i lindur më 2009. Ka cituar ministrin kantonal të Punëve të Brendshme, Adnan Habibija, të ketë thënë se do të ngrihet niveli i sigurisë në qytet.

“Çfarë mund të them pos se ky është pikëllim i madh, dhe çfarë veçanërisht na habiti është se sulmuesi është një i mitur 14-vjeçar dhe që kishte guxuar të hynte në stacion policor dhe të sulmonte zyrtarin policor”, është cituar të ketë deklaruar ai.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com