Niveli i ujit në liqenin e Batllavës tetë metra nën kuotën maksimale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka raportuar se niveli i ujit në liqenin e Batllavës është tetë metra nën kuotën maksimale.
“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 8.02 metra nën kuotën maksimamle”, thuhet në komunikatën e ujësjellësit.

Disa ditë më parë KALLXO.com ka raportuar se edhe përkundër reshjeve të fundit në Kosovë niveli i ujit në liqenet që kjo kompani monitoron Batllavë dhe Badovc nuk ka shënuar ngritje, kjo si shkak i konsumit të vazhdueshëm.

 

Niveli i ujit në liqenet e Kosovës nuk ka ngritje përkundër reshjeve të fundit

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.