Niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit bie rreth 7 metra

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Batllavës ka rënë për 6.65 metra nga niveli maksimal i mbushjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit ka rënë edhe më shumë, për 7.50 metra nga niveli maksimal.

Gjatë ditës së sotme, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza do të intervenojnë për të zhbllokuar pusetat e kanalizimit në këto zona/ rruga “Afrim Loxha” në Prishtinë, rruga “Bill Klinton” në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe një rast intervenimi në Fushë Kosovë.

Sipas Kompanisë së Ujësjellësit, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në fshatin Milevc (mungesë uji në disa shtëpi), në rrugën “Ilir Konushefci” në Prishtinë (mungesë uji në disa shtëpi), pas disa intervenimeve në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

Ndërsa, është lajmëruar edhe një rast për keqpërdorim të lartë të ujit të pijshëm që po bëhet vazhdimisht në rrugën “Dil Mramori” në Prishtinë, me ç’rast ekipet e kontrollit janë në teren që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme.

Para pak ditësh Kallxo.com ka raportuar edhe për shterimin e liqenit të Përlepnicës, me të cilën furnizohen me ujë qytetarët e Gjilanit.

Kriza për ujë në Gjilan, a po rrezikohen rajonet tjera?

.