Niveli i ajrit sot në Prishtinë, i shëndetshëm

Ndryshe nga 3 ditët e shkuara, sot ajri në Prishtinë është shumë herë më i shëndetshëm.

Të dhënat e prezantuara thonë se niveli i ajrit sot është i mirë dhe nuk paraqet ndonjë problem për shëndetin e qytetarëve.

Niveli i ajrit sot është 48 AQI, derisa dje kishte qenë 87.

Ndërsa të mërkurën dhe të enjten, niveli i ajrit kishte qenë shumë i pashëndetshëm, duke kapur vlerën e 149, respektivisht 179 AQI.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.