Ilustrim

Nivel i lartë i ndotjes së ajrit në Prishtinë

Me uljen e temperaturave atmosferike ka filluar të rritet edhe niveli i ndotjes së ajrit në Kosovë.

Sipas matjeve të fundit në AQI, të orës 21:00, ajri në Prishtinë rezulton të jetë “i pashëndetshëm” më 197 shkallë.

Në bazë të këtij indeksi, dalja në këtë ajër mund të ndikojë në mënyrë shëndetësore tek personat e ndjeshëm duke shkaktuar efekte serioze.

Si rrjedhojë rekomandohet që fëmijët dhe të rriturit, dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të shmangin daljet e zgjatura në natyrë; të gjithë të tjerët, veçanërisht fëmijët, duhet të kufizojnë tendosjen e zgjatur në natyrë.

 

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.