Nitaj i sqaron Thaçit si është zgjedhur eksperti amerikan

Në raportimin e presidentit të Kosvës, Hashim Thaçi në Komisionin Hetimor për deportimin e turqve, ku është duke u diskutuar për angazhimin e ekspertit amerikan nga komisioni, anëtari I AAK-së, Muharrem Nitaj u kujdes që të jep disa sqarime për të.

“Kur ka ardhur në komision na kanë thënë është një njeri që ka përvoje pune në OSBE, ka një ekesperience, kanë deklarua që ka qenë asistent i angazhuar në Zyrën e Avokatit të Popullit dhe kjo ka mjaftuar me qenë okej dhe kemi votu në mënyrë unanime”, tha Nitaj,

Ai shtoi se eksperti nuk ka pasur rol vendimmarrës dhe nuk ka pasur të drejtë vote.

LINKU i transmetimit të mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar.