NISMA zyrtarizon kandidatin për kryetar të Prishtinës

 

Nisma Socialdemokrate ka vendosur për Bekim Brestovcin, si kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëpartiaku i tij, Ilmi Tahiri, i cili ka uruar Brestovcin për kandidaturën e tij për kryetar të kryeqytetit.

Brestovci ka qenë zv/ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe ish-kandidat për deputet nga Nisma në dy palë zgjedhje./RTK