Foto: Facebook/ Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate thërret konferencë për media

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se në ora 15:00 do të mbajë një konferencë për media.

Në këtë njoftim të lëshuar nga Nisma Socialdemokrate nuk është treguar se cila është tema e kësaj konference.

Gjatë ditës së djeshme PZAP ka refuzuar ankesën e koalicionit Nisma Socialdemokrate-AKR për mos numërim të votave të ardhura nga Serbia.

Dje, pas mesnate, në Qendrën e Numërimit ka përfunduar numërimi i votave me kusht.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, Gjykata Speciale ka kthyer te PZAP vendimin për mos numërim të votave të ardhura nga diaspora me vonesë. Ditë më parë, PZAP kishte refuzuar t’i numërojë këto vota, por Lëvizja Vetëvendosje këtë vendim e ka dërguar në Gjykatën Speciale.