Nisma Socialdemokrate nuk çertifikohet si subjekt politik nga KQZ

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së Nisma Socialdemokrate nuk është çertifikuar si subjekt politik për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në mbledhje nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është bërë e ditur se të gjitha partitë politike të cilat konsiderojnë që i është bërë e padrejtë për çertifikim, kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve.

Në mbledhje është bërë e ditur se partisë Nisma nuk i është çertifikuar as lista e deputetëve.

Përfaqësuesi i kësaj partie, Eshref Vishi ka thënë se Nisma do të shfrytëzojë mundësinë e ankesës.

“Nisma do t’i shfrytëzojë të drejtat për ankesë dhe jemi të bindur se PZAP dhe Gjykata Supreme do të marrin vendimin e drejtë. Ne besojmë dhe shpresojmë që do të jemi pjesë e zgjedhjeve të 14 shkurtit”, ka thënë Vishaj.

Nisma Socialdemokrate në mbledhjen e KQZ-së nuk ka pranuar që të votohet ndaras për çertifikim te subjektit dhe ndaras për çertifikim të listës për deputetë.