Nisma Socialdemokrate hap fushatën zgjedhore

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  ka hapur fushatën zgjedhore të partisë së tij.

Në fjalimin e tij, Limaj ka folur për luftën e fundit dhe për lirinë e Kosovës.

“Kur juve ju mban dikush ligjërata se si duhet atdheu, ju i keni aty njerëzit që me veprat e tyre kanë treguar se sa janë të gatshëm”, ka thënë Limaj.

Tutje Limaj ka thënë se themelet e Kosovës janë dëshmorët e saj.

“Askush nuk mund t’i harrojë, as nuk mund t’i anashkalojë, as të zbehë veprën e tyre”, është shprehur ai.

Fushata zgjedhore ka filluar sot ndërsa zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.