NISMA-s i largohet edhe një zyrtar për të aderuar në AAK

NISMA-s Socialdemokratike ka mbetur edhe pa një zyrtar që përfaqësohej edhe në asamble komunale.

Albana Bytyqi, kryetare e Gruas së Nismës Socialdemokrate, dega në Suharekë dhe asambliste, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik për ta vazhduar aktivitetin e saj politik në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Bytyqi përmes një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se në asamble komunale do të vazhdojë brenda grupit të AAK-së.

“Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më deputetin z.Haxhi Shala i cili çdo herë ishte zëri ynë̈, si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë̈”, ka shkruar ajo, të enjten.

KALLXO.com dje ka raportuar se asamblisti komunal i Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Luan Kryeziu ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kryeziu iu bashkua AAK-së, dy ditë pasi që deputeti Haxhi Shala zyrtarizoi aderimin në po të njëjtën parti.

Pas Haxhi Shalës, AAK-së i bashkohet edhe një asamblist i NISMA-së