Nisma reagon pas Exit Polleve: Nuk kanë saktësi për partitë e vogla
Nisma Social demokrate ka reaguar pas publikimit të tre Exit Polleve që kanë parashikuar se kjo parti nuk do ta kalojë pragun.
Sipas Nismës, saktësia e këtyre Exit Polleve duhet të vëhet në dyshim
“Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit! Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla”, thuhet në reagim.
Ata i kanë bërë thirrje vëzhguesve të Nismës të vazhdojnë punën përderisa thonë se përkrahja për ta është rritur.
“Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush”, thuhet në fund të reagimit.
Më poshtë gjeni rezultatet nga tri Exit Polle të prezantuara sot.
Sipas rezultateve të Exit Polleve Vetevendosje fiton zgjedhjet